Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës

Programi, Nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në veri të Kosovës (Programi për zhvillim gjithëpërfshirës), synon të lehtësojë harmonizimin e komunave të veriut të Kosovës me kornizën e planifikimit në tërë Kosovën, të fuqizoj kontratën shoqërore përmes mobilizimit të shoqërisë civile dhe dialogut publik dhe të nxis integrimin duke kultivuar dialogun dhe bashkëpunimin qendër-komunë dhe ndërmjet komunave, duke përfshirë përmirësimin praktik të infrastrukturës dhe ofrimit të shërbimit. Rëndësi është duke iu kushtuar konsolodimit të strukturave qeverisëse dhe të planifikimit, dhe avancimit të të drejtave të minoriteteve si dhe stabilitetit afatgjatë.

Përmes partneritetit me PAX dhe Community Building Mitrovica (CBM), duke fuqizuar dhe sjelljen e shoqërisë civile, të përfshira nga skema e granteve, ndihmojnë në zhvillimin e politikave dhe planeve më të përgjegjshme.

Projekti është zhvilluar me kërkesë të Qeverisë së Kosovës dhe është i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA). Implementimi është duke u kryer nga UN-Habitat, PAX dhe Community Building Mitrovica (CBM), dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), dhe me autoritetet lokale në Leposaviq, Mitrovicë Jugore, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Zveçan, Skenderaj dhe Vushtrri.

Për të rejat e projektit në media sociale, ju lutem vizitoni faqen e Programit në Facebook .

Partnerët mbështetës: Qeveria Suedeze, Qeveria e Kosovës, komunat partnere.

Publikohet raporti i vlerësimit i Planit Zhvillimor Komunal të Vushtrrisë, i cili është në funksion të hartimit të Hartës Zonale të Komunës! learn more
Planifikimin e Bazuar në Lagje/ Komunitet (PBK) për Mitrovicën Jugore learn more
Raport Vlerësimi i PZHK-së së Mitrovicës Jugore learn more
Raporti i Vlerësimit Bazë Përmbledhje learn more