Lajme dhe Ngjarje

Programi për zhvillim gjithëpërfshirës: Përfundon punëtoria për dokumentim hartografik

08 qershor 2017

Gjatë javës së parë të muajit qershor 2017, UN-Habitat mbajti një sërë punëtorish rreth dokumentimit hartografik për stafin e nivelit qendror dhe atij komunal nga katër komunat me shumicë serbe; Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut. Punëtoritë janë pjesë e Programit për zhvillim gjithëpërfshirës , një iniciativë që realizohet nga UN-Habitat dhe agjencitë e saj partnere, PAX dhe Community Building Mitrovica (CBM), në shtatë komuna.më shumë

Mbahet trajnimi për GIS për ekipet e planifikimit komunal në veri të Kosovës

30 maj 2017

Në fund të muajit maj 2017, UN-Habitat ka mbajtur një trajnim njëditor për Sistemin e Informacionit Gjeografik (GIS) në partneritet me Institutin për Planifikim Hapësinor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Trajnimi hyrës për WebGIS (gjeo-portal) dhe QGIS u mbajt më 30 maj nga një ekspert i GIS nga MMPH. Trajnimi u realizua në kuadër të Programit për zhvillim gjithëpërfshirës , një program katërvjeçar i cili zbatohet bashkërisht nga UN-Habitat, PAX dhe Community Building Mitrovica (CBM).më shumë

Profili komunal dhe gjinia në komunat veriore

03 mars 2017

Fillimi i marsit u shënua me një sërë takimesh të suksesshme bilaterale dhe fokus grupe, si pjesë e aktiviteteve të planifikuara në lidhje me " Analizen Gjinore 'specifike për veriun e Kosovës. Këto aktivite janë në kuader të programit '' Nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në rajonin verior të Kosovës" e bashkë-zbatuar nga UN-Habitat dhe PAX / Community Building Mitrovicëmë shumë

Komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut zyrtarisht bëhen pjesë e 'Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës'!

02 shkurt 2017

Të enjtën, më 26 januar 2017, në dy komunat veriore janë nënshkruar Memorandumet e Mirëkuptimit ndërmjet kryetarit të komunës së Zveçanit, Z. Vucina Jankovic, kryetarit të komunës së Leposaviqit, Z. Dragan Jabllanovic, dhe Znj. Gwendoline Mennetrier, krye-këshilltare teknike pran UN-Habitat, si dhe Z. Michael James Warren, menaxher i programit pran PAX. Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit të tretë është bërë të martën, më 2 shkurt 2017, me zëvendës-kryetarin e komunës së Zubin Potokut, Z. Srdjan Vucinic, në emër të kryetarit të komunës së Zubin Potokut. Të gjitha ceremonitë u zhvilluan në zyrat e kryetarëve të komunave përkatëse me pjesëmarrje të organizatës partnere, Community Building Mitrovica.më shumë

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje