Mitrovica Jugore dhe Mitrovica Veriore vazhdojne rrugetimin!

11/07/2018

Zyrtarët nga komunat e Mitrovicës Jugore dhe Veriore nën patronazhin e Programit për Zhvillimi Gjithëpërfshirës/UN-Habitat jane mbledhur së bashku për një shkëmbim unik profesional dhe ide për të mbështetur zhvillimin e një udhërrëfyesi për proceset e zgjedhura të planifikimit hapësinor, me theks të veçantë në planin zhvillimor komunal, planin e qëndrueshëm të mobilitetit urban dhe bazën e planifikimit hapësinor.

Punëtoria po shqyrton veçanërisht qasjet bashkëpunuese dhe konvergjente për zhvillimin e planeve të reja strategjike dhe sektoriale për komunat përkatëse.

Rrugët relevante dhe modalitetet e ndërlidhura ndër-institucionale janë duke ndodhur falë energjisë së mirë dhe vullnetit për të vazhduar përpara të të gjithë pjesëmarrësve dhe, mbështetjes së partnerëve tanë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Infrastrukturës .