UN-HABITAT Ngjarjet kryesore

Kremtimet e Ditës Botërore të Habitat-it në Kosovë 2007

03 tetor 2007

Qyteti i sigurtë është qytet i me drejtës, tema e Ditës Ndërkombëtare të Habitatit, u zgjodh për ngritjen e vetëdijës dhe për nxitjen e mendimit rreth rreziqeve në shtim që po iu kanosen sigurisë urbane dhe të së drejtës sociale. Qytetet e Kosovës, sikur edhe qytetet tjera kudo në botë, janë në kërkim të mënyrave efektive për luftimin e shkaqeve burimore të krimit, siç janë varfëria, përjashtimi dhe mangësitë sociale dhe fatkeqësitë natyrore. Programi i UN-HABITAT për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal ‘Ndërtimi i qyteteve më të mira së bashku’ në Kosovë pëqëndroi aktivitetet e organizuara në gjetjen e ideve që mund të zbatohen nëpërmjet bashkëpunimit me grupe të ndryshme të interesit dhe që do të shpienin drejt sigurisë së shtuar për grad he fëmijë; hapësirave më të sigurta publike të hapura për grupe të ndryshme të moshave, bashkësive etnike dhe sociale; mjediseve më të sigurta shkollore dhe parandalimit të fatkeqësive.më shumë

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > UN-HABITAT Ngjarjet kryesore