Aktiviteti i fundit për Santa Maria

01/02/2019

Më 31 janar 2019, OJQ „Santa Marija“ organizon aktivitetin e fundit të projektit “Ne duam të dijmë – Qytetaret femra në veprim ” – konferenca përmbyllëse në të cilën janë paraqitur rezultatet e projektit, si dhe udhëzuesin informativ e i cili ka dal si rezultat i hulumtimit në të katër komunat në veri të Kosovës.

Panelistë ishin Srgjan Simonoviq, përfaqësues i sektorit joqeveritar, Biljana Jarediq, kryesuese e Kuvendit Komunal në Zveqan dhe Lluka Jovanoviq kryetar i parlamentit studentor. Moderator i kësaj ngjarje ishte Maja Fiqoviq ata diskutuan sfidat të cilat e përcollën hulumtimin si dhe rezultatet nga ky hulumtim.

Projekti përkrahet nga CBM Fondi katalitik i shoqërisë civile si pjesë e Programit për zhvillim gjithëpërfshirës, e i cili implementohet në bashkëpunim me PAX-in dhe UN Habitat-in dhe financuar nga Agjensioni Ndërkombëtar për zhvillim dhe bashkëpunim. Qëllimi i projektit është që të ndërtohet një bashkëpunim aktiv në mes të qytetarëve nga komunat veriore të Kosovës dhe administratws lokale përmes „krijimit“dhe fuqizimit tek qytetaret femra të mirëinformuara, brenda kërkesave dhe rregullatorit të kornizës së Kosovës.