Festohet Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve

29/11/2019

8 Nëntori shënoi 70 vjetorin e Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve. E filluar së pari në vitin 1949, kjo ditë synon që të stimulojë interesin e përbashkët të profesionalëve dhe publikut të gjerë në planifikimin hapësinor.

Për të shënuar këtë datë të veçantë një tryezë e rrumbullakët u organizua nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor/Insituti për Planifikim Hapësinor në bashkëpunim me Programin Zhvillimor Gjithëpërfshirës. Kjo ngjarje mblodhi së bashku përfaqësues të administratave të nivelit qëndror dhe lokal, akademikët, dhe profesionistët e planifikimit hapësinor. Studentët dhe të rinjët, të ciët kanë qenë të përfshirë me Programin Zhvillimor Gjithëpërfshirës, ishin të pranishëm dhe përmbushën diskutimin me ideja dhe vrojtime të freskëta.

Tema kryesore e tryezës së rrumbullakët ishte ‘’Lagja’’ e konsideruar si elementi kryesor në planifikimin hapësinor. Pasi u diskutuan rregulloret në fuqi dhe progresi i arritur në zbatimin e tyre, fjala i’u dha Ilir Gjinollit, profesor në Universitetin e Prishtinës, i cili foli për rëndësinë sociale të lagjeve. Duke transformuar teorinë në praktikë, përfaqësuesit e komunës së Prishtinës prezantuan një projekt i cili synon që të krijojë mundësi më të mëdha të banimit të përballueshëm.

Të rinjët morrën fjalën për të ndarë mendimin dhe eksperiencat e tyre. Së pari ne ndëgjuam vrojtimet dhe idetë e studentëve të arkitekturës dhe shkencave sociale të cilët punuan për një javë të tërë në Mitrovicën e Jugut për të menduar një zhvillim të mundshëm të lagjeve të pozicionuara në jug të lumit Ibër. Secili grup prezantuan rezultatet e punës së tyre, duke theksuar asetet kryesore që ata i identifikuan dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Lumi, liqeni artificial, dhe hapësirat e gjelbërta shpesh qëndruan si asetet kryesore të zonës kurse zgjidhja për sfidat e lëvizshmërisë u theksua si një prioritet për zhvillimin e lagjeve. Zhvillimin e lidhjes me pjesën tjetër të qytetit, rritjen e kualitetit të rrugëve, krijimi i zonave për biçiklistë, dhe përmirësimi i ndriçimit janë disa nga propozimet të cilat u vënë në pah nga studentët për të riformuar dhe për ta zhvilluar qëndrueshmërisht zonën.

Para se të fillohej diskutimi, ne përfunduam tryezën e rrumbullakët duke ndëgjuar të rinjët dhe studentët të cilët ndihmuan në mbledhjen e të dhënave në Vushtrri në përkrahje të zhvillimit të Hartës Zonale të Komunës. Ata ndanë reagimet dhe vrojtimet e tyre që rrjedhin nga eksperiencat e tyre në mbledhjen e të dhënave në vendbanimet e komunës së Vushtrrisë. Edhe pse ata përjetuan vështirësi financiare në lagje të ndryshme me disa shtëpi të braktisura, kjo eksperiencë i ka lënë ata të shpresues duke zbuluar të gjitha burimet mjedisore dhe njerëzore të cilat Vushtrria i posedon.

Pas kësaj tryeze të rrumbullakët të frytshme dhe diskutimet që ndodhën, kjo ngjarje u përfundua me njoftimin e fituesve të konkursit të fotografisë e cila ishte organizuar me temën «Njoftohu me lagjen time».

25 fotografitë e përzgjedhura janë shfaqur në hollin e ndërtesës Rilindja.

Sipas jurisë profesionale e përbërë nga fotografë dhe planifikues hapësinor, tre fotografitë të cilat u dalluan ishin « Djali me biçikletë » nga Valdrin Fetahu (Vendi i 1), « Shitësi i Kungujve » nga Shenoll Ismajli (Vendi i 2), dhe « Loja e futbollit » nga Astrit Maloku (Vendi i 3). Urime!

Me një gërshetim artistik, kjo ngjarje na rikujtoi ne për rëndësinë dhe potencialin të cilën lagjet e posedojnë për të menduar të ardhmen e qyteteve dhe vendbanimeve tona.