Përballja me pandeminë Covid-19: udhëtimi jonë programatik dhe dimenzioni gjinor!

10/04/2020

Virusi korona është një kërcënim botëror, i cili sfidon shoqërinë dhe jetërat tona. Veprimet dhe praktikat gjinore janë të rëndësishme për të siguruar që kjo krizë të mos ndikojë dukshëm më shumë tek gratë se sa tek burrat.

Ashtu siç thekson Sekretari Gjeneral i KB rreth Dhunës Gjinore dhe Covid-19:

“(…) dhuna nuk kufizohet vetëm në fushëbetejë. Për shumë gra dhe vajza, rreziku është më i madh aty ku ato do të duhej të ishin më të sigurtat.

Në shtëpitë e tyre.

Prandaj unë sot apeloj për paqe në shtëpi – dhe brenda shtëpisë – gjithandej botës.

Ne e dijmë që mbyllja dhe karantinimi janë qenësore për të ndaluar COVID-19. Por ato mund të ngujojnë gra me partnerë abuzues.

Gjatë javëve të fundit, përderisa janë rritur presionet ekonomike e sociale dhe frika, ne kemi parë një shpërthim tmerrues të dhunës nëpër botë (…)”

Përmes udhëtimit tonë programatik, e veçanërisht me zhvillimin aktual të Kornizës Strategjike Gjinore me komunat partnere, Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës do të vazhdojë të theksojë nevojën për përqafimin e dimenzioneve gjinore në të gjitha reagimet e shpejta, politikat, si dhe veprimet afat-gjata për të larguar diskriminimin dhe dizavantazhet gjinore, edhe gjatë pandemive. Kontributet drejt parandalimit dhe reagimit ndaj dhunës gjinore dhe fuqizimit të mekanizmave dhe institucioneve, përmes veprimeve të koordinuara, janë kyçe për adresimin e ndikimit të Covid-19 tek gratë dhe vajzat.

Raporto rastet e dhunës familjare në numrin 0800 11 112 dhe merr ndihmë. Numri është pa pagesë dhe funksional 24/7.