U prezantua Instrumenti për Investime Kapitale (IIK) në komunat veriore të Kosovës

05/02/2020

Shtatë (7) komunat partnere të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës kanë tashmë një mundësi për të marrë mbështetjen e IIK-së për bashkë-financimin dhe bashkë-zhvillimin e ideve kreative të nxjerra nga dokumentet dhe/ ose politikat e hartuara së bashku të planifikimit hapësinor në projekte të prekshme  për të mirën e komunitetit/qytetarëve.

Qëllimi kryesor i IIK është mbështetja e ndërtimit ose rregullimit fizik të objekteve strategjike ose infrastrukturës ose shërbimeve, që janë të dobishme për komunitetet lokale me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre, për shembull përmes avancimit të rivitalizimit dhe rizhvillimit të hapësirave publike si vende neutrale të ndërveprimit qytetar ose përmirësimit të cilësisë së mjedisit ose ruajtjes së trashëgimisë. Kjo do të promovojë dhe demonstrojë vlerën e shtuar të bashkëpunimit ndër-komunal (BNK) veri-veri dhe veri-jug dhe strukturat e lidhura me to, përmes përkrahjes në ndarjen e kostos dhe ekonomive të shkallës drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve rajonale.

Përmes zbatimit të Projekteve të Investimit Kaptial (PIK), Programi synon gjithashtu të përshpejtojë bartjen e njohurive/shkathtësive dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit komunal, si dhe palëve përkatëse të interesit për të planifikuar dhe përgatitur për investime në projekte kapitale dhe për të menaxhuar dhe monitoruar procesin e zbatimit, si dhe funksionimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të asetit në të ardhmen. Përtej shndërrimit të planeve në zhvillime konkrete në terren, kjo komponentë do të mbështesë fuqizimin e komuniteteve dhe përfaqësuesve të tyre për të kuptuar dhe për të marrë pjesë në zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e projektit, ku përveç tjerash do të përmirësojë shfrytëzimin e duhur të tyre dhe qëndrueshmërinë e ndërhyrjeve duke shtuar kështu cilësinë e jetës.

Konceptet e projekteve përkatësisht planet dhe propozimet e projekteve të përgatitura me kapacitete vetjake dhe që i plotësojnë kushteve kualifikuese duhet t’iu nënshtrohen procesit të aplikimit dhe të marrin dritën e gjelbër nga Paneli Shqyrtues i përbërë nga Programi (Swedish Development Cooperation si financues, dhe UN-Habitat dhe PAX/CBM si zbatues) dhe Partnerët (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal). Faza e planifikimit/dizajnit do të  përmbyllet me nënshkrimin e një Marrëveshje Bashkëpunimi për secilin PIK duke i vendosur përgjegjësitë e të dy palëve (Programit dhe Komunës/ave Partnere) për fazën e zbatimit dhe pas-zbatimit. Përveç mbështetjes e cila do të ju ofrohet komunave gjatë fazës së planifikimit/dizajnit, Programi do të garantoj për vete pjesëmarrjen e barabartë në tenderimin, monitorimin e zbatimit, kryerjen e procedurave financiare, raportimin, auditimin, etj.; e projekteve.

Mirëpresim projekt propozime inspiruese nga Komunat Partnere.