Vizita e Koordinatores të OKB-së për Zhvillim në Kosovë në “Programin për Zhvillim Gjithëpërfshirës” dhe partnerët e saj

20/02/2019

Dje, Znj.Adrijana Hodžić, Kryeshefe Ekzekutive në Komunën e Mitrovicës së Veriut, mirëpriti në zyrën e saj Koordinatoren OKB-së për Zhvillim në Kosovë Znj. Ulrika Richardson dhe Znj. Gwendoline Mennetrier Udhëheqëse e UN-Habitatit në Kosovë. Arritjet e detajuara, sfidat dhe mundësitë me të cilat ballafaqohet Komuna e Mitrovicës së Veriut janë trajtuar gjerësisht nga znj. Hodžić. Përveç kësaj, ajo shpjegoi rezultatet e arritura deri më tani përmes mbështetjes së ofruar nga “Programin për Zhvillim Gjithëpërfshirës” së bashku me administratën komunale drejt finalizimit të planit zhvillimor komunal dhe dokumenteve të tjera të planifikimit siç është procesi i ardhshëm i hartimit të Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban si dhe bashkëpunimit dhe mundësive në të ardhmen.

Bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe komunitetet, si dhe sfidat përkatëse me të cilat ballafaqoheshin, ishin temat e takimit të radhës të Koordinatores të OKB-së në Kosovë, i mbajtur me ekipin menaxhues të Community Building Mitrovica (CBM) si partner bashkë-zbatues i “Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës”. Përfshirja dhe mjetet e pjesëmarrëse në program, përfshirë proceset e planifikimit hapësinor dhe me të rinjtë, Planet e pjesëmarrjes qytetare që zhvillohen së bashku me bashkitë partnere dhe shoqërinë civile, OJQ-të aktive në rajon dhe fushën e tyre të punës, rrjeti i Ekipit Monitorues Rajonal të Mitrovicës i udhëhequr nga CBM u diskutua gjerësisht në takim.

Përveç kësaj, vizita ofroj dhe mundësin për dorëzimin e bazës së të dhënave hapësinore dhe paketën e instrumenteve teknike në Komunën e Mitrovicës Veriore, në mbështetje të proceseve strategjike komunale të planifikimit dhe vendimmarrjes.