We’re rebuilding! If you can’t find what you’re looking for, please check the old website.

Tour de Culture – Brochure

Duke e parë suksesin e turneut të parë kulturor me 2008, është vendosur që turneu i dytë të mbahet me 27 Shtator 2009. Ky turne me biçikleta do të jetë jo garues nga Juniku për në Gjakovë, dhe prej Gjakovës përmes Rahovecit, në Hoqën e Madhe. Si në vitin e kaluar, pjesë e turneut do të jetë ndalja dhe vizita në objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore. Në mes tjerash, ky turne do të shërbejë si shijim i bukurive të kësaj treve, që shtrihet në jugperëndim të Kosovës. Turneu kulturor është ngjarje shoqërore që për qëllim e ka mbledhjen e njerëzve dhe organizatave të interesuara në promovimin e pasurive kulturore dhe natyrore të Kosovës. Me këtë rast mos harroni t’i merrni me vete kamerat tuaja.

Tour de Culture – Brochure download