Publikohet raporti i Vlerësimit të Planit Zhvillimor Komunal të Mamushës në funksion të hartimit të Hartës Zonale Komunale!

29/11/2019

Komuna e Mamushës, mbështetur nga zyra e UN-Habitat-it në Kosovë, përfundon hartimin e Raportit të Vlerësimit të Planit Zhvillimor të Komunës së Mamushës, i cili do të jetë në funksion të hartimit të Hartës Zonale të Komunës. Vlerësimi u bë përmes tri metodologjive të ndryshme si: 1) Korniza për Vlerësimin e Qëndrueshmërisë, 2) Vlerësimi i PZHK-së sipas ligjshmërisë (përfshirë identifikimin e të dhënave që mungojnë e janë të nevojshme për HZK) dhe 3) Vlerësimi i PZHK-së sipas zbatueshmërisë. Të gjeturat e këtij vlerësimi do të përdoren si udhërrëfyes për punën e mëtjeshme drejt hartimit të Hartës Zonale të Komunës së Mamushës.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu https://unhabitat-kosovo.org/un_habitat_documents/municipal-development-plan-of-mamusha-evaluation-report/