Takimi i parë informues për zhvillimin e bazës së të dhënave të planifikimit hapësinor komunal u mbajt në Komunën e Mamushës.

07/07/2020

Kryetari i komunës z. Abdülhadi Krasniç, drejtorët dhe zyrtarët komunal u njoftuan me ekipin përgjegjës (Planerët, Ekspertin e GIS-it dhe Asitentët për mbledhjen e të dhënave) të angazhuar nga UN-Habitat, metodologjinë e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave si dhe me përgjegjësitë e secilës palë. Kryetari i komunës e përshëndeti fillimin e procesit dhe shprehi dëshirën dhe gadishmërinë për të bashkëpunuar e kontribuar gjatë gjithë procesit në mënyrë që të ndërtohet një Bazë e të Dhënave cilësore. Ky mjet do të përdoret jo vetëm për hartimin e Hartës Zonale por edhe do t’i shërbej të gjitha sektoreve komunale.

Duhet të theksohet që Baza e të Dhënave po ndërtohet nga UN-Habitat dhe Komuna e Mamushës, si vazhdimësi e besimit dhe bashkëpunimit të ndërtuar gjatë hartimit të Planit Zhvillimor Komunal.