14/06/2018
“Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës” mblodhi së bashku Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunat e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit në një punëtori 2 ditore me temën menaxhimi i ndërtimit në nivelin lokal.
Çështjet e ngritura më herët nga zyrtarët e komunave respektive rreth menaxhimit të ndërtimit u përshkruan dhe diskutuan gjerësisht mes palëve përmes prezantimeve të përgatitura enkas rreth menaxhimit të ndërtimit dhe lidhjeve të tij me planifikimin strategjik. Çështja në fjalë u praktikua duke i ushtruar tre skenarë realistë që kishin të bëjnë me kushtet/ lejen ndërtimore ndërsa qëllimi ishte të identifikoheshin/ vlerësoheshin rolet e secilit akter të involvuar dhe të përshkruhej procesi hap pas hapi. Puna grupore përfshiu qasjen me luajtje të roleve, shumë diskutime pozitive dhe kontribut shumë të rëndësishëm në punën e përditshme në komuna.
UN-Habitat-i përgëzon të gjitha palët për përkushtimin e tyre dhe për punë të shkëlqyeshme dhe njëherit ju dëshiron bashkëpunim të mbarë në të ardhmen.