Përparime të rëndësishme në zonimin e sipërfaqes urbanë të Skenderajt

29/11/2018

Një vazhdë takimesh tripalëshe janë mbajtur gjatë muajve të fundit në mes të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës/ UN-Habitat-it, Komunës së Skenderajt dhe Kompanisë së angazhuar nga kjo e fundit me qëllimin për të zonuar sipërfaqen urbane dhe për të hartuar infrastrukturën transportuese/ publike të saj si pjesë e procesit të hartimit të Hartës Zonale Komunale.

Në kuadër të kësaj është vazhduar edhe më tej me idetë e para për zonimin e disa vendbanimeve rurale të përzgjedhura. Analizat, zonimi preliminar dhe infrastruktura e propozuar si produkt i deritanishëm janë të bazuara direkt në të dhënat e mbledhura dhe të digjitalizuara më parë nga partnerët e Programit. Produkti si i tillë, gjithashtu u prezantua, diskutua dhe mori ‘dritën e gjelbër’ për më tej në takimet e ndara me Ekipin Planifikues Komunal dhe Grupin Drejtues gjatë të cilit Kryetari i Komunës dha komente të rëndësishme dhe kontribut të drejtpërdrejtë.

Partnerët tani janë duke bërë përgatitjet për fillimin e konsultimeve publike në dhjetor.