Zonimi preliminar i qytetit të Skenderajt u diskutua me publikun e gjerë

17/12/2018

Në takimin e parë publik të organizuar nga Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës/ UN-Habitat-i dhe Komuna e Skenderajt së bashku me Kompaninë e angazhuar për Hartimin e Hartës Zonale, Vizion Projekt, u prezantua dhe diskutua zonimi preliminar i Qytetit të Skenderajt me qytetarët, pronarët e tokave, zhvilluesit, shoqërinë civile dhe zyrtarët komunal. Një numër çështjesh u diskutuan mes pjesëmarrësve dhe organizatorëve si zonat dhe kushtet e tyre ndërtimore, infrastruktura rrugore dhe publike, mungesa e disa funskioneve urbane që duhet shtuar, etj.

Takimi u pasurua nga thirrja e sinqertë e Kryetarit të Komunës drejtuar të gjithë të pranishmëve dhe publikut në përgjithësi për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse dhe kualitative, nga këshillat profesionale të dhëna nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe pyetësori i shpërndarë për të pranishmit dhe i publikuar online.

Procesi i hartimit të Hartës Zonale të Komunës është duke vazhduar me theks afatshkurtë në zonimin preliminar të sipërfaqeve rurale.