07/06/2018
Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sapo kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) si vazhdimësi e bashkëpunimit të suksesshëm me qëllim të ofrimit të mbështetjes që ndërlidhet me zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe rregulloreve në fushën e planifikimit hapësinor dhe ndërtimit, si dhe dialogun mbi politikat, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në mes të institucioneve lokale dhe qendrore mbi integrimin territorial dhe praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm.
Programi dhe Ministria ofrojnë udhëzime të bashkërenduara për komunat në vendosjen e strukturave të planifikimit dhe zhvillimin e produkteve dhe proceseve të planifikimit, forcimin e angazhimit demokratik të qytetarëve në vendimmarrje dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarë nëpërmjet bashkëpunimit ndër-komunal.
Së bashku, ne vazhdojmë të ecim përpara!
Programi për Zhvillimin Gjithëpërfshirës zbatohet nga UN-Habitat-i, PAX/CBM dhe e financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunimi dhe Zhvillim (Sida).