Vizitë ditore e përfaqësuesëve të SIDA: Drejt Mitrovicës!

30/05/2019

Sot përfaqësues të komunës së Mitrovicës Veriore mirëpritën një delegacion nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, bashkë me homologët e tyre nga Ekipi Komunal i Planifikimit të komunës së Mitrovicës së Jugut, përfaqësues nga UN-Habitat dhe Community Building Mitrovica. Në takim u prezentuan dhe u diskutua për Planin e Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban të të dy komunave, dhe zhvillimet respektive të bazës së të dhënave hapësinore dhe Planet Zhvillimore Komunale.

Hartimi i Planeve të Pjesëmarrjes së Qytetarëve dhe kontributi i tyre në këto procese të planifikimit u diskutua gjerësisht në lidhje me dialogun qeveri-qytetar, dhe transparencën qeveritare, përgjegjësinë dhe llogaridhënien. Diskutimi në këto tema u thellua pëmes një bashkëbisedimi të dedikuar me përfaqësues të Ekipit Regjional Monitorues të Mitrovicës dhe disa prej përfituesve të granteve nga Fondi Katalitik i Shoqërisë Civile.

Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës i falenderon përfaqësuesit e komunave nga Mitrovica Veriore dhe Mitrovica Jugore, organizatat e shoqërisë civile të regjionit të Mitrovicës për ndarjen e eksperiencave me SIDA, kontributin, punën e tyre të palodhshme dhe përkushtimin e tyre për implemetimin e Programit.

Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës financohet nga Bashkëpunimi për Zhvillim Suedez (Sida) me kontribut në mirësi nga Qeveria e Kosovës dhe komunat partnere.