31/05/2020
Takimet e rregullta të Drejtorëve të Kolegjiumin për Planifikim Hapësinor (Asociacioni i Komunave të Kosovës) kanë nxjerrë në pah shumë nga sfidat e përditshme me të cilat përballen Drejtoritë e Urbanizmit në Komunat e Kosovës. Me mbështetjen e “Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës” / UN-Habitat të gjitha këto sfida janë të ndara në disa kategori të cilat janë vlerësuar përmes një anketimi on-line. Sfidat brenda Drejtorisë të Urbanizmit, me drejtoratet e tjera komunale, ndërmarrjet publike, ndërmarrjet rajonale dhe agjencitë rajonale, me ministritë dhe me kompani private për hartimin e dokumenteve hapësinore janë përmbledhur në “Vlerësimin e Sfidave të Drejtorive të Urbanizmit në Komunat e Kosovës”, i cili mund të shkarkohet në lidhjen e mëposhtme.
Urime Drejtorive anëtarë të Kolegjiumit për Planifikim Hapësinor, mezi presin që të kapërcejnë këto sfida së bashku përmes krijimit të urave të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe dialogut “Qytet-në-qytet”!