Drejt zhvillimit të strategjive të ndërmarrësisë tek të rinjët në komunat Mitrovicës së Jugut si dhe në atë të Mitrovicës së Veriut!

25/02/2019

Të mërkurën më 20 shkurt, OJQ LINK prezantoj rezultatet e hulumtimit të tyre sa i përket avancimit të ndërmarrësisë tek të rinjët përmes çasjes së politikave përfshirëse. Ky dokument është draftuar si pjesë e projektit të financuar nga Fondi katalitik i shoqërisë civile, që ka për synim të rrisë aktivitetet qytetare në ndikimin e prioriteteve, planifikimit dhe vendim-marrjes tek qeveritë lokale, duke paraqitur çasjen pjesëmarrëse në zhvillimin e strategjive të ndërmarrësisë tek të rinjët në komunat Mitrovicës së Jugut si dhe në atë të Mitrovicës së Veriut.

Hulumtimi i opinionit publik në ndërmarrësinë tek të rinjët është bërë me qëllim të përkrahjes procesit të zhvillimit të strategjisë së strategjive komunale për ndërmarrësinë tek të rinjët në Mitrovicën e Jugut dhe në atë të Mitovicës së Veriut. Si shtesë e kësaj, qëllimi i pjesës së parë së pyetësorit ka qenë i ndërlidhur me nivelin e tanishëm të pjesëmarjes së të rinjëve në këto dy komuna në iniciativat e zhvillimit të politikave komunale.

Ju mund të shkarkoni hulumtimin në vegëzën e mëposhtme:https://bit.ly/2SgZnBe