Momente nga shpalosja e Përmbledhjes së Udhëzuesve të MuSPP-it – shikojeni në youtube

18/03/2016

Me qëllim të ndarjes së përvojave dhe praktikave 10 vjeçare të MuSPP-it në mbështetjen e Institucioneve të Kosovës në planifikim hapësinor dhe fushat e ndërlidhura, Ekipi i Programit zhvilloi në vitin 2014 Përmbledhjen e Udhëzuesve të MuSPP-it “Shoqëruesi Im Drejt Vetë-Qëndrueshmërisë”. Përmbledhja e Udhëzuesve të MusPP-it u konsolidua më tej në formë të 4 moduleve praktike trajnimi: Menaxhimi i Projekteve të Investimit Kapital, Qasjet me Pjesëmarrje dhe Gjithëpërfshirje në Planifikim Hapësinor, Hartimi i Planeve Zhvillimore Komunale dhe Hartimi i Vlerësimeve Strategjike Mjedisore.

Këto module trajnimi u mbajtën nga trajnerët e MuSPP-it që kishin ndjekur Trajnimin e Trajnerëve. Ata vinin nga komuna të ndryshme partnere, institucionet qendrore si dhe nga shoqëria civile. Këta trajnerë, me mbështetjen e stafit të MuSPP-it, mbajtën 20 trajnime me bazë rajoni nëpër tërë Kosovën duke grumbulluar gati 400 pjesëmarrës përgjatë periudhës Qershor-Nëntor 2015.

Videoja përmban përmbledhjet kyçe të trajnimit të Pjesëmarrjes Publike në Planifikim Hapësinor, i mbajtur në rajonin e Mitrovicës gjatë Shtatorit 2015. Shikim të këndshëm?