Një përfundim i suksesshëm i punëtorisë rreth hartimit të Planit për pjesëmarrje të qytetarëve!

13/06/2019

Anëtarët komunal të grupeve punuese rreth Planit për pjesëmarrje të qytetarëve nga të shtatë komunat e rajonit të Mitrovicës (Zubin Potok, Leposaviq , Mitrovicë Veri, Mitrovica Jug, Zveqan, Vushtrri dhe Skënderaj)
morën pjesë në punëtorinë katërditore në Maqedoninë e Veriut.

Përveç zyrtarëve komunalë, grupet punuese ishin të përbërë nga përfaqësues të OSHC-ve nga secila komunë. Një kontribut të posaçëm ofruan përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të vetëqeverisjes lokale dhe përfaqësuesve të komunës së Pejës.

Punëtoria e PPQ-së është një hap vendimtar në krijimin e një Plani të veçantë të pjesëmarrjes së qytetarëve për secilën nga komunat e rajonit të Mitrovicës. Punëtoria ishte një mundësi e mirë për të mbledhur informacione, për të ndarë përvojat dhe për të diskutuar pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Partnerët e Programit për zhvillim gjithëpërfshirës – Community Building Mitrovica, PAX-i dhe UN-Habitat-i, derisa u janë mirënjohës të gjithë pjesëmarrësve për kontributin e tyre dhe mirëpresin bashkëpunimin në të ardhmen!