Partnerët e Programi i Zhvillimit Gjithëpërfshirës diskutuan përparimet dhe hapat e ardhshëm

13/06/2019

Partnerët implementues të “Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës” UN-Habitat, PAX, Community Building Mitrovica (CBM) dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) patën një takim të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, me delegacionin nga Ambasada Suedeze në Kosovë/ Sida. Takimi ishte mundësia për të shqyrtuar dhe diskutuar përparimet kryesore, hapat e ardhshëm, si dhe lansimin e Planeve Kapitale të Investimeve (CIP) për komunat partnere në mbështetje të infrastrukturës strategjike që do të jetë e dobishme për komunitetin lokal në Kosovën veriore me një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre. Përcjellja e njohurive dhe forcimi i kapaciteteve të stafit komunal dhe aktorëve të tjerë, si dhe angazhimi dhe monitorimi i vazhdueshëm i shoqërisë civile dhe komuniteteve u theksuan gjithashtu si karakteristika të rëndësishme në atë proces të veçantë.

Ne shikojmë përpara në implemetinim e fazave të ardhshme të Programit, të gjithë së bashku!