Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës, nismëtar në vlerësimin e PZHK-së në Mitrovicën e Jugut!

22/01/2019

Në takimin e djeshëm të Bordit të Drejtorëve të kryesuar nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Programi për Zhvillimin Gjithëpërfshirës ka paraqitur gjetjet dhe rekomandimet e nxjerra nga procesi i vlerësimit të PZHK-së (2009-2025).

Procesi i Vlerësimit të PZHK-së ka qenë proces i hollësishëm dhe gjithëpërfshirës me angazhimin e 12 sektorëve komunalë, MMPH-së, MAPL-së, MI-së, komunës së Mitrovicës Veriore dhe pjesëmarrësve të shoqërisë civile. Ky proces, i udhëhequr nga Ekipi Komunal për Planifikim dhe i mbështetur nga UN-Habitat, ka vlerësuar dokumentin e planifikimit në dy aspekte, performancën e tij në raport me Kornizën Ligjore të Planifikimit Hapësinor dhe Zbatimin e PZHK/PZHU/PRrU të Mitrovicës Jugore.

Me kënaqësi së shpejti do të prezentojmë gjetjet tona dhe procesin e realizuar!