12/05/2020
Komuna e Vushtrrisë, e mbështetur nga Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës, ka përfunduar raportin e vlerësimit për PZHK-në e Vushtrrisë. Procesi mblodhi të gjitha palët e interesuara në një përpjekje për të vlerësuar nivelin e pajtueshmërisë ligjore, qëndrueshmërinë e procesit të planifikimit përmes fushave ndërdisiplinore, si dhe për të identifikuar të dhënat që mungojnë për nevoja të hartimit të HZK.
Vlerësimi u bazua në dy metodologji: 1) Korniza për Vlerësimin e Qëndrueshmërisë, 2) Vlerësimi i PZHK bazuar në kërkesat ligjore (të dhënat e nevojshme për HZK). Të gjeturat nga ky proces u përdorën si udhërrëfyes për inicimin e hapave të mëtejshëm në lidhje me procesin e hartimit të Hartës Zonale të Komunës.
Per me shumë informata klikoni në linkun vijues:
https://unhabitat-kosovo.org/wp-content/uploads/2020/05/PZHK-Vushtrri-Raport-Vleresimi.pdf