Punëtoria trajnuese një ditore mbi gjendjen e tanishme dhe perspektiva ne komunat tona partnere

20/06/2019

Sot, “Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës” / UN-Habitat me Komunat e Zveçanit, Zubin Potokut, Mitrovicës Veriut dhe Leposaviqit dhe zyrtaret e MMPH-së mbajtën së bashku punëtorinë trajnuese një ditore mbi gjendjen e tanishme, progresin dhe perspektiven në fushën e planifikimit hapësinorë.

Çështjet si projektimi dhe zhvillimi i bazës të dhënave hapësinore, mirëmbajtja dhe menaxhimi, plani i menaxhimit të hisedarëve me fokus në aktivitetet e lidhura me të dhënat, mjetet për mbështetjen e hartimit të planit zhvillimor komunal për profilin e komunës, janë prezantuar dhe diskutuar gjerësisht në ketë punëtori.

Ne gjithashtu kemi rishikuar bashkërisht aktivitetet e planit të punës për Planin Zhvillimor Komunal, Vlerësimin Strategjik Mjedisor, Planin e Menaxhimit të Hisedarëve dhe trajnimet, afatet e zbatimit, Termat e Referencës për Ekipin Komunal për Planifikim dhe Ekipin Komunal për Menaxhimin e Mjedisit dhe ndarjen e përgjegjësive për zbatim.

Qasja gjithëpërfshirëse e komunave tona partnere në procesin e planifikimit mundëson tejkalimin e të gjitha sfidave drejt dokumentit përfundimtarë për mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm.