Seritë përfundimtare të trajnimeve në vendin e punës për bazën e të dhënave hapësinore dhe proceset përkatëse të të dhënave fillojnë në komunat veriore

26/06/2019

Aktivitetet trajnuese në vendin e punës do të zbatohen nga data 26 qershor deri më 09 korrik 2019- nga dy ditë në secilën komunë, dhe do të zhvillohen në kabinetet komunale të bazës së të dhënave hapësinore. Trajnimi tashmë ka filluar në Leposaviq, do të vazhdojë në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan, dhe do të përfundojë në Zubin Potok.

Trajnimi është intensiv dhe i orientuar në punë praktike, dhe synon forcimin e aftësive të administratorëve të bazës së të dhënave hapësinore dhe zyrtarëve të planifikimit (hapësinor/ sektorial), për avancimin e projektimit/ zhvillimit, mirëmbajtjes dhe menaxhimit të bazës së të dhënave hapësinore, përkatësisht për kryerjen e operacioneve teknike në mbështetje të formulimit të dokumenteve të planifikimit dhe menaxhimit të zhvillimit. Bazat e të dhënave hapësinore janë vendosur dhe siguruar në kabinetet përkatëse, në kuadër të pajisjeve të siguruara nga Programi për Zhvillimin Gjithëpërfshirës.

Kjo seri e trajnimit shënon të fundit nga pesë seri të dorëzuara në mënyrë progresive, duke mbyllur ciklin e trajnimit dhe forcimin e aktiviteteve në fushën e bazës së të dhënave hapësinore dhe proceseve të lidhura me të dhënat.