Takimi për prezantimin e procesit të zbatimit të projektit, progresit dhe rezultateve të arritura në lidhje me Bazën e të Dhënave të Planifikimit Hapësinor

20/10/2020

Progresi dhe rezultati i arritur sa i përket bazës komunale të të dhënave të planifikimit hapësinor u prezantua para komitetit drejtues dhe ekipit komunal të planifikimit.

Ekipi i projektit prezantoi para pjesëmarrësve procesin a zbatimit të projektit. Ata sqaruan në detaje procesin e identifikimit të të dhënave shtesë të nevojshme për përditësimin e bazës ekzistuese të të dhënave,  mbledhjes së të dhënave nga drejtoritë komunale, puna në terren, institucionet e nivelit qendror dhe ndërmarrjet publike e private, përpunimit dhe migrimit të të dhënave dhe në fund prezantuan një shembull të shtresave të bazës së të dhënave. 

Takimi vazhdoi me diskutim interaktiv rreth mundësisë së përdorimit të bazës së të dhënave nga sektorët tjerë komunal, domosdoshmërisë së trajnimit të personelit komunal për përdorimin e bazës së të dhënave dhe angazhimit apo emërimit të një zyrtari për mirëmbajtjen dhe përditësimin e bazës së të dhënave.