Komuna Ferizaj: Projekti i Reduktimit të Vërshimeve “Ura e Dudit”

Zhvillimi i PIK erdhi nga analiza për zvogëlim të vërshimeve të kryer nga programi MuSPP, Komuna e Ferizajt dhe Instituti për Ingjinieri të Tërmeteve dhe Ingjinieri Seizmologjike dhe është në kordinim me Planin Zhvillimor Urban. PIK në Ferizaj është në produkt i bashkëpunimit mes stafit profesional të MuSPP dhe Komunës së Ferizajt. Projekti është realizuar me anë të participimit dhe përfshirjes së grupeve të ndryshme të qytetarëve. Qëllimi kryesor i këtij projekti të investimit kapital është zvogëlimi i vërshimeve të identifikuara në zonat përgjatë shtratit të lumit Nerodime në gjatësi prej 300m, duke përmirësuar qasjen, ofrimi i një mjedisi të gjelbërt dhe miqësor për këmbësorët. Vlera totale e këtij projekti është USD 209,192 dhe është i mbështetur nga Programi MuSPP i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Bashkëpunim si dhe Komuna e Ferizajt.

Para