Komuna e Rahovecit: Projekti për Oborre Shkollore të Qëndrueshme në Shkollën Fillore “Hamëz Thaqi”

Projekti i Investimeve Kapitale “Oborret Shkollore të Qëndrusheme”, u implementua në shkollën fillore “Hamëz Thaqi” Xërxe/Zerze, dhe u inuagurua me 3 Shkurt 2013. Ky investim i përbashkët i Komunës së Rahovecit dhe Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë doli nga Plani Zhvillimor Komunal Rahovec, dhe si përkthim i planifikimit në investime konkrete dhe ndryshime nga të cilat do të përfitonin qytetarët në edukim, kënaqësi dhe zhvillim mjedisor.