Nëse qytetet me të vërtetë dëshirojnë të bëhen të qëndrushme, ato do të duhet të formohen dhe definohen nga hapësirat e tyre publike – kjo është sidomos e vërtetë për qytetet pas konflikteve të cilat gjinden në hov të zhvillimit të madh dhe ridefinimit. Programi ndërmori procese pjesëmarrëse të gjata për të dizajnuar hapësirën e përzgjedhur publike duke përdorur Minecraft për të rrit ndërgjegjësimin në zhvillimin dhe menagjimin e hapësirave publike, sigurisë urbane dhe qasjes së lirë për të gjithë, si dhe inkuadrimin e qytetarëve në zhvillimin dizajneve për zgjidhje urbane. Programi mundësoi ndërtimin e parkut të parë të skateboardit në Prishtinë. Përfshirja e më shumë se 220 minecraftërve, gjithashtu mundësoi fuqizimin e arritjes te grupet vështirë të qasshme si të rinjtë, gratë dhe vajzat, dhe personat me nevoja të veçanta, dhe institucionalizimin e mëtutjeshëm të metodave urbanistike me pjesëmarrje në nivelin lokal.
Kjo përvojë dëshmoi një mobilizim të madh të shoqërisë, të mundësuara gjithashtu nga mjetet inovative për angazhim, dhe një mundësi për fuqizimin e kapaciteteve komunale për zhvillim të projekteve në përfshirje dhe qasje me qytetarë. Programi gjithashtu mundësoi të rrit bashkëpunimin ndëretnik përmes lensës së përmirësimit të kualitetit të jetës/ hapësirave publike, mundësive ekonomike dhe lidhjes brenda qytetit me të rinjtë Serb, Shqiptar dhe Romë.
Programi ishte gjithashtu i pari që zhvilloi Vlerësim të Hapësirave Publike për kryeqytetet duke vendosur themelet për zhvillim të mëtutjeshëm të një strategjie për gjithë qytetin dhe lokalizimin e indikatorëve të hapësirave publike në përputhje me SDG11. Komunat tanimë janë të pajisura me mjete për të menagjuar dhe zhvilluar hapësira publike gjithëpërfshirëse dhe ti plotësojnë SDG (QZHQ).
Programi është implementuar në Prishtinë dhe Mitrovicë Veriore (Kosovë) dhe Shkup (Maqedoni Veriore).
Për më të rejat nga ky projekt, ju lutem vizitoni faqet e programit në Facebook.
Partnerët mbështetës: Programi për Hapësira Publike Globale i UN-Habitat/ Bllok pas blloku, UN Women, Komuna e Prishtinës.