Profili i Hapësirës Publike Prishtinë

Profili i Hapësirës Publike krijon një përmbledhje të udhëhequrë nga politikat mbi praktikën aktuale të zhvillimit dhe menaxhimit të hapësirës publike në Komunën e Prishtinës, si dhe një profilizim të ofrimit dhe cilësisë së hapësirës publike në nivel të qytetit.

Profili trajton një sërë aspektesh në lidhje me dimensionin institucional, teknik dhe njerëzor të hapësirës publike të Prishtinës, duke përfshirë:

– Proceset aktuale të zhvillimit dhe menaxhimit të hapësirës publike, duke shqyrtuar gjithë ciklin e planifikimit hapësinor, hapat dhe mjetet metodologjike të aplikuara;

– Një pasqyrë të shkurtër të kornizës ligjore dhe mekanizmave përkatës komunal që mbështesin proceset e zhvillimit të hapësirës publike në nivel lokal;

– Një analizë e akterëve, me fokus në strukturën organizative komunale, partnerët mbështetës të komunës, si dhe organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët.

– Një vështrim i shkurtër analitik në dokumentet, projektet dhe iniciativat e planifikimit hapësinor komunal me qëllim të zhvillimit të hapësirës publike;

– Një analizë bazë e ofrimit dhe cilësisë së hapësirës publike në qytetin e Prishtinës në krahasim me parametra të ndryshëm, ndër të tjera siç janë qasja, komoditeti, siguria, por edhe perceptimi nga ana e përdoruesve.

Profili i Hapësirës Publike Prishtinë download