Drejt vlerësimit të performancës së sistemit të mobilitetit në mbështetje të Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban (PMQU) në Mitrovicën Jugore

26/02/2019

Përtej numërimit të trafikut në qytet, procesi i SUMP është duke u pasuruar me të dhëna cilësore për performancën e sistemit të lëvizshmërisë. Të dhënat e procesuara kuantitative (numërimi në trafik) dhe kualitative (anketimi i qytetarëve) do të vlerësohen së bashku në fazën e ardhshme të procesit, analizën e situatës dhe gjetjeve.

Në procesin e anketimit janë përfshirë popullsia e gjerë si dhe grupet e vecanta si shkollat, të moshuarit, të verbërit, HANDIKOS etj. Kjo fazë e rëndësishme e planit është përmbyllur javën që lamë pas me takimin e organizuar mes grupit punues dhe institucioneve (Policia e Kosovës, Posta, Stacioni i Autobusëve, QKMF, etj) që operojnë cdo ditë në komunë, për të parë vështirësitë që hasin në trafik gjatë punës së tyre të përditshme si dhe propozimet e rekomandimet në mënyrë që plani t’i adresoj shqetësimet e tyre.

PMQU mbështetet nga Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës, i cili zbatohet nga UN-Habitat, PAX dhe CBM dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).