Komunat e Kosovës dhe hapat e fundit ligjor para fillimit të procesit të legalizimit!!!

28/02/2019

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) sot prezantuan projekt udhëzimin administrativ për “Procedurat e ankesave kundër vendimeve për trajtimin e ndërtimeve pa leje” pranë drejtorëve të Kolegjiumit të Planifikimit Hapësinor të Asociacionit të Komunave të Kosovës të mbështetur nga “Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës” / UN-Habitat. Ky projekt udhëzim administrativ i përkasin paketës ligjore për trajtimin e objekteve pa leje dhe është pjesë përbërëse e procesit të legalizimit për objektet e kategorisë I dhe II që do të udhëhiqen nga Komunat e Kosovës. Pyetjet e ngritura pas prezantimit të projekt udhëzimit administrativ nxiten diskutimet ne mes te komunave pjesëmarrëse dhe MMPH-së si dhe shkëmbimin e përvojave dhe sfidave për procesin e legalizimit nëpërmes dialogut qytet -qytet.

Përvojën e mirë për vlerësimin e Planit Zhvillimor Komunal e prezantuan zyrtaret nga Komuna e Mitrovicës Jugut. Si u zhvilluan mjetet e vlershmit ne raport me kornizën ligjore të planifikimit dhe te mbështetura nga Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës” / UN-Habitat, procesi, palët e përfshira, roli i Ekipit Komunal për Planifikim, metodologjia dhe prodhimi i raportit përfundimtar treguan se komunat mund të bëjnë vetëvlerësimin e zbatimit të planeve hapësinore.

Dhe për fund, të pranishmit në Kolegjium miratuan planin e punës për vitin 2019. Shohim përpara që ta zbatojmë së bashku!