OJQ LINK prezantoi Planin Strategjik Lokal për Zhvillimin e Ndërmarrësisë Rinore në Mitrovicën e Veriut

28/05/2019

OJQ LINK sot ka prezantuar sot “Planin Strategjik Lokal për Zhvillimin e Ndërmarrësisë Rinore në Mitrovicën e Veriut”.

Objektivi kryesor është të krijojë mundësi për sipërmarrësit e rinj në Mitrovicën e Veriut për të shfrytëzuar potencialin e tyre në tregun global të punës duke transformuar ekonominë lokale drejt 4IR (Revolucioni i katërt industrial). Prandaj janë identifikuar katër prioritete strategjike: përmirësimi i ambientit dhe cilësisë së jetës në Mitrovicën e Veriut; zhvillimin e aftësive fleksibël; ndarjen e kapitalit sipërmarrës ose zëvendësues; ndërtimin/ importimin e burimeve njerëzore.

Prezantimi u pasua nga një panel diskutim në të cilin mori pjesë autori i dokumentit Ljubiša Mijačić dhe drejtori ekzekutiv i OJQ-së “Sinergija” Stefan Veljkoviq. 

Anëtarët e mekanizmit ndërsektorial, ndër të cilat ishin përfaqësues të rinisë, sektorit civil, agjencitë donatore, kanë kontribuar gjithashtu në dokument.