Përfundoi faza e parë e mbledhjes së të dhënave për zonën urbane të Komunës së Vushtrrisë

24/07/2019

Pas një pune voluminoze dhe sfiduese, përfundoi faza e parë mbledhjës së të dhënave për zonën urbane të Komunës së Vushtrrisë. Gjatë kësaj periudhe u digjitalizuan mbi 30.000 mijë objekte/struktura (për tërë komunën), u mblodhën të dhëna për rreth 10.000 mijë objekte dhe 500 rrugë si dhe u kontaktuan shumë institucione në nivelin qendror, regjional e lokal për të siguruar informatat e nevojshme për hartimin e Hartës Zonale të Komunës.

Të gjitha këto të dhëna janë migruar në GIS dhe së shpejti fillon përpunimi i tyre së bashku me komentet e qytetarëve të marra nga takimi parë me publikun i cili u mbajt mbajt në muajin mars 2019. Ky proces është hapi i parë drejt procesit të zonimit për pjesën urbane të Komunës së Vushtrrisë, i cili mëpastaj do të hapet dhe diskutohet me publikun.

Poashtu, tashmë ka filluar mbledhja e të dhënave edhe në zonat rurale të Komunës së Vushtrrisë nga asistentët dhe vullnetarët e angazhuar në kuadër të këtij procesi.

Komuna e Vushtrrisë, respektivisht Drejtoria për Urbanizmëm dhe Mbrojtje të Mjedisit (përkrahur nga Inclusive Development Programme/UN-Habitat) falenderon të gjitha palët e përfshirra deri më tani në këtë proces, e në veçanti asistentë dhe vullnetarët e angazhuar për digjitalizimin, mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave. Ju faleminderit dhe fat në punën tuaj të mëtutjeshme.