Punëtori për Planin e Veprimit të komunës së Skenderajt

27/04/2019

Komuna e Skenderjat e mbështetur nga Programi për Zhvillim Gjithpërfshirës (UN-Habitat) si dhe kompania konsulente (Vizion Project) sot po mbanë punëtorinë e përbashkët ku po prezantohet dhe diskutohet drafti punues i Hartës Zonale të Komunës së Skenderajt, si dhe po mblidhen sygjerimet/komentet potenciale për të plotësuar dhe finalizuar dokumentin në fjalë. Poashtu, gjatë kësaj punëtorie do të hartohet Plani i Veprimit (i cili derivon nga dokumenti i Planit Zhvillimor të Skenderajt) i cili do të jetë në shërbim të zbatimit më të lehtë dhe më të drejtë të Hartës Zonale të Komunës së Skenderajt.

Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues nga Instituti për Planifikim Hapësinor/MMPH, UN-Habitat-i, përfaqësues nga të gjitha drejtoritë komunale, organizatat e shoqërisë civile, kompanitë publike regjionale si dhe përfaqësues të kompanisë konsulente.

Që të gjithë pjesëmarrësit po punojnë intensivisht dhe me përkushtim për të pasur një dokument sa më cilësor të planifikimit, i cili mbi të gjitha ofron mundësinë e arritjes së zgjidhjeve më të mira dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Komunës së Skenderajt.