U hodhën hapa të përfshirjes publike për zonimin preliminar të vendbanimeve urbane dhe rurale të Skenderajt

06/02/2019

Gjatë dy javëve të fundit në Komunën e Skenderajt u mbajtën shtatë takime konsultuese rreth zonimit preliminar të vendbanimeve urbane dhe rurale. Për nevoja të funksionalitetit dhe gjithëpërfshirjes, Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës/ UN-Habitat-i, Komuna e Skenderajt dhe Vizion Projekti, kompani konsultuese e angazhuar nga kjo e fundit, organizuan takime në nivel të bashkësive lokale dhe takim në vetë Qytetin (Prekaz i Epërm, Klinë e Epërme, Likoc, Turiqec, Çirez, Llaushë and Skenderaj). 

Pjesëmarrësve i’u prezantua në detale zonimi preliminar dhe draft infrastruktura transportuese dhe publike/ sociale për të gjithë territorin komunal të cilat rezultuan nga propozimet e Planit Zhvillimor Komunal dhe analizat e fundit të bëra bazuar në databazën e planifikimit hapësinor e cila është në përmirësim/ plotësim e sipër. Komentet nga publiku ishin kryesisht rreth kufinjëve të zonave, disa kushte ndërtimore të propozuara për zonat preliminare dhe infrastrukturës së propozuar.

Të gjitha propozimet që u morën gjatë takimeve dhe tjera që mundë të vijnë më vonë pas ftesave për publikun që të jenë proaktiv do të vlerësohen dhe merren parasysh sipas rastit gjatë procesit të hartimit të Hartës Zonale të Komunës.