Ferizaj, si qendër demokratike, ekonomike dhe kulturore, konsiderohet si zemra e komunës. Si pasojë e ndryshimeve dramatike në të kaluarën, qyteti duhet t’u adoptohet kërkesave të së ardhmes. Për ta drejtuar dhe kontrolluar procesin e adoptimit, Komuna ka vendosur ta hartojë Planin e Zhvillimit Urban për qytetin e Ferizajt. Detyra e planifikimit gjithëpërfshirës kërkon aktivitete në shumë fusha të veprimit dhe në nivele të ndryshme të planifikimit, në të njëjtën kohë.