Plani Zhvillimor Komunal i Gjilanit 2006 -2015

Plani është hartuar bazuar në Ligjin e Planifikimit Hapësinorë dhe Urdhëresave Administrative të lëshuara nga MMPH, të dhënat dhe informacionet nga Drejtoritë e Kuvendit Komunal të Gjilanit, vizionin dhe strategjinë e Kuvendit Komunal të Gjilanit si dhe punën profesionale të ekspertëve nga partneriteti: Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë; Hessen Agentur Stadtentwicklungs-gesellschaft mbH, Wiesbaden; Institut Wohnen und Umwelt, Darmstadt dhe Planungsgruppe P4, Berlin. Hartimi i planeve është bërë nën udhëheqjen e Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë me mbikëqyrjen dhe menaxhimin nga Drejtoria për Urbanizëm,Rindërtim dhe Ambient e komunës së Gjilanit. Partneriteti, nën udhëheqjen e Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë Prishtinë, obligohet që të japë sqarime dhe komente për planet si dhe të mbështes Komunën me këshillime profesionale për planet me qëllim të implementimit të këtij dokumenti.

Plani Zhvillimor Komunal i Gjilanit 2006 -2015 download