Raporti i Vlerësimit Bazë Përmbledhje

Programi Nxitja e Zhvillimit Gjithëpërfshirës dhe Qeverisjes së Mirë në Veri të Kosovës (Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës) ka për qëllim të ofrojë një pako gjithëpërfshirëse të mbështetjes për ngritjen e kapaciteteve komunale për menaxhim dhe planifikim strategjik, fuqizimin e kontratës sociale ndërmjet autoriteteve lokale dhe zgjedhësve duke ngritur transparencën, përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien e pushtetit lokal, si dhe përmirësimin e koordinimit dhe ofrimit të shërbimeve në kuadër të bashkëpunimit ndër komunal dhe qeverisjes në shumë nivele. Programi është zhvilluar me kërkesë të Qeverisë së Kosovës dhe është bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida). Programi është duke u zbatuar së bashku nga UN-Habitat, PAX dhe Community Building Mitrovica, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), si dhe autoritet lokale të komunave partnere të programit: Leposaviq, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan, si dhe Skenderaj dhe Vushtrri.

Raporti i Vlerësimit Bazë Përmbledhje download