UN-Habitat është duke e ndihmuar procesin e hartimit të Hartës Zonale të Komunës së Mamushës duke vlerësuar situatën e zhvillimeve aktuale në komunë përmes evaluimit të Planit Zhvillimore Komunal (PZHK) të Mamushës dhe bazës aktuale të të dhënave të planifikimit hapësinor.
Skema e propozuar e organizimit të burimeve njerëzore kërkonte një cikël të ri të planifikimit hapësinor dhe formalizimin e strukturave të nevojshme brenda kësaj skeme është gjithashtu pjesë e mbështetjes tonë. Të gjitha aktivitetet janë të kordinuara me Departamentin e Urbanizmit.
Ky hap i parë do të mundësoj zhvillimin e Raportit të Vlerësimit të PZHK-së si dhe hartën e hartimit të Hartës Zonale të Komunës dhe rigjallërimin e bazës së të dhënave hapësinore.
Partnerët mbështetës: Komuna e Mamushës