Udhezues per menaxhimin e zhvillimit_Shembulli i Komunes se Mamushes

Udhëzuesi përmes qasjes hap-pas-hapi prezanton procedurën për lëshimin e kushteve ndërtimore, lejes ndërtimore, certifikatës së përdorimit dhe trajtimit të ndërtimeve pa leje. Udhëzuesi është hartuar për Komunën e Mamushës, por përmbajtja e dokumentit është pjesërisht e aplikueshme për komunat tjera të Kosovës. Qëllimi i udhëzuesit është të shërbejë si një dokument orientues I cili do t’iu lehtësojë punën institucioneve lokale për zbatimin e Ligjit për Ndërtim dhe Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje. Për më tepër, shikuar nga perspektiva lokale, udhëzuesi parasheh kritere të përgjithshme për zhvillimin e secilës zonë në Mamushë në përputhje me dispozitat e Planit Zhvillimor Komunal. Udhëzuesi është i përcjellur me një fletushkë, të hartuar për Komunën e Mamushës, por fokusohet tek komunitetet dhe institucionet e planifikimit në nivel lokal në gjithë Kosovën. Fletushka ka për qëllim t’i prezantojë procedurat për dorëzimin dhe shqyrtimin e kërkesave për kushte dhe leje ndërtimore, të cilat derivojnë nga Udhëzimi Administrativ nr.10/2013 për zbatimin e Ligjit për Ndërtim nr.04/L-110.

Udhezues per menaxhimin e zhvillimit_Shembulli i Komunes se Mamushes download