Udhëzuesi mbi Pjesëmarrjen Publike në Planifikimin Hapësinor

Udhëzuesi për përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e planifikimit hapësinor iu drejtohet në radhë të parë institucioneve të nivelit qendror dhe lokal dhe organeve të tjera qeveritare të cilët janë direkt të përfshirë në procesin e hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor në mënyrë pjesëmarrëse, gjithëpërfshirëse, dhe mekonsideratë ndaj çështjeve gjinore. Udhëzuesi gjithashtu ka për synim të rrisë njohurinë dhe kapacitetet e atyre që punojnë në fushën e qeverisjes urbane dhe planifikimit të qytetit duke përmirësuar dhe ndihmuar në institucionalizimin e qasjeve të tilla pjesëmarrëse. Udhëzuesi gjithashtu mund të shërbejë si burim i informacionit për palët e tjera të interesit. Ai përbën pjesën e një dokumenti më të gjerë i cili merret me kërkesat ligjore të dokumenteve të planifikimit hapësinor siç parashihet në Ligjin për Planifikimin Hapësinor dhe aktet nën-ligjore përkatëse. Qëllimi është që ky udhëzues të jetë sa më praktik, por gjithashtu të prezantojë një teori bazë që mund të shfrytëzohet nga ata të cilët nuk e kanë pasur mundësinë më herët të punojnë me çështjet e pjesëmarrjes publike.

Udhëzuesi mbi Pjesëmarrjen Publike në Planifikimin Hapësinor download