PIK përbëjnë një fushë të rëndësishme që mbështetet nga MuSPP, dhe paraqesin asete të prekshme që rezultojnë nga proceset e planifikimit hapësinor. Veçanërisht është punuar shumë në përmirësimin e hapësirave publike. Ky udhëzues është i bazuar në mësimet e nxjerra të MuSPP-it dhe ka për qëllim të ofrojë një sërë këshillash praktike për ciklin e PIK. Identifikimi, projektimi, zbatimi dhe mirëmbajtja e PIK janë procese të ndërlikuara që përfshijnë jo vetëm stafin e komunës, por edhe komunitetin e biznesit, organizatat tjera qeveritare dhe jo-qeveritare, si dhe shoqërinë civile. Ky udhëzues hap-pas-hapi përmban të dhëna të dobishme dhe praktike mbi rolet dhe përgjegjësitë e të gjithë akterëve gjatë procesit, të mjeteve metodologjike dhe kronologjisë së detyrave, si dhe listat e hapave“prej A deri në Zh”që mundësojnë realizimin e PIK-ut. Disa raste studimi në komunat partnere të MuSPP-it ofrojnë një perspektivë shtesë në demonstrimin e suksesit të proceseve të tilla.