Plani Lokal i Menaxhimit të Mbeturinave(PLMM) është një tjetër dokument obligativ i planifikimit që del nga Ligji për Mbeturina 04 / L-060, i cili duhet të jetë në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Mbeturinave (2012-2021) dhe Planin e Veprimit për periudhën 2013-2017. Si rrjedhojë, komuna e Hanit të Elezit, e mbështetur nga MuSPP, e ka rishikuar PLMM në përputhje me kërkesat e legjislacionit të ri. Prandaj ky PLMM ofron një qasje që do të shërbejë si shembull për komunat e Kosovës në hartimin dhe rishikimin e planeve të tyre përkatëse. Plani analizon gjendjen e tanishme, përcakton objektivat dhe përkufizon masat për përmirësimin dhe mbështetjen e grumbullimit, menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (duke përfshirë riciklimin dhe kompostimin), mundësitë e financimit (duke përfshirë planin e mbulimit të kostos), dhe përfundimisht përcakton disa udhëzime rregullative dhe zbatimin përkatës. Në këtë mënyrë, ky plan poashtu shërben si një udhëzues për zvogëlimin e sasisë, trajtimin, dhe shkarkimin e mbeturinave gjatë projekteve të ndërtimit, renovimit, apo pastrimit të tokës.