Planet zhvillimore komunale dhe urbane nevojiten në mëyrë urgjente për udhëheqjen e zhvillimit urban dhe rural në Kosovë. Shndërrimi i këtyre planeve strategjike në intervenime reale që përmirësojnë ambientin urban kërkon propozime të detajuara të dizajnit urban dhe të ambientit. Karta e Leipzigut për qytetet e qëndrueshme të Evropës (Ministrat e Planifikimit Hapësinor të BE-së, Maj 2007) konsideron “krijimin dhe garantimin e hapësirave të kualitetit të lartë … të jetë e një rëndësie kryesore për forcimin e konkurrencës së qyteteve evropiane”. Kjo fletushkë e trajton këtë deklaratë nga perspektiva e Kosovës – pse vlen kjo këtu njejtë sikur edhe në çdo vend tjetër të Evropës dhe cila është domethënia e saj.