Fushë-Kosova është qytet që ka pozitë qendrore në Rrafshin e Kosovës, me një afërsi prej tetë (8) km nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina. Qysh herët, Fushë-Kosova, njihet si nyje hekurudhore nëpër të cilën ka kaluar rruga e lashtë ilire “Via-Ignatia”, që ka lidhur Bizantin me Kostandinopojën.
Fushë-Kosova ka kushtet e mira natyrore, pozitën e mirë gjeografike dhe kushtet e përshtatshme klimatike për zhvillimin e gjuetisë, blegtorisë, bujqësisë dhe më vonë edhe të degëve të tjera, si dhe relievit që mundësonte sigurinë. Lokaliteti i këtij vendbanimi ishte i banuar që nga kohët më të lashta nga banorët vendas iliro-dardanët, shek. VIII p.e.s. (Bardhi i Madh), neoliti (Harilaçi), etj., pastaj koha antike e mesjetare, si Ulari (Uglari), Kumanova (afër Vragolisë), Bardhi i Vogël, Harilaçi etj. Këtë e dëshmojnë gjetjet e shumta arkeologjike në lokalitetet e kësaj Komune.