Plani Lokal i Veprimit në Mjedis për Komunën e Fushë-Kosovës u hartua përgjatë një periudhe njëvjeçare dhe në hartimin e tij janë përfshirë akterët të pushtetit vendor dhe komuniteti i gjerë. Për këtë u ngrit një grup pune më specialistë të fushave të ndryshme (ambientalizëm, arkitekturë, turizëm, shëndetësi, arsim, sport, trashëgimi kulturore, etj.), të cilët punuan në bashkëpunim me ekspertë tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë për hartimin e PLVM-së.