Për realizim të këtij hulumtimi në pjesët urbane të Deçanit janë intervistuar 500 respodent. Ky numër i respodentëve është ndarë tutje në aspektin gjinor: 51% meshkuj dhe 49%, ndarje e bazuar në të dhënat e rexhistrimt të popullsisë të realizuar gjatë pranverës së vitit 2011. Ndarja e mostrës ka filluar tutje të shpërndahet nëpër grupmosha, si për meshkuj ashtu edhe për femra: 10% e respodentëve kanë përbërë grupmoshën nën 18 vjeç; 20 % për grupmoshën 18 deri në 25 vjeç; 43 % për grupmoshën 25 deri në 50 vjeç; 20% për grupmoshën 50 deri në 65 vjeç; si dhe 7% për grupmoshën mbi 65 vjeç. Kjo ndarje në grupmosha është bazuar në numrin e respodentëve që përbëjnë në atë grupmosh, ndikimin dhe reflektimin që kanë në jetën sociale, politike dhe ekonomike, si dhe ndikimin dhe reflektimin qëmund të kenë në të ardhmen e afërt.