Qendra Regjionale e Mjedisit zyra në Kosovë (REC), për të realizuar këtë hulumtim në teren ka angazhuar organizatat joqeveritare mjedisore të cilat veprojnë në komunat e përzgjedhura për hartimin e PLVMsë. Roli i organizatave të angazhuara ka qenë që të intervistojnë respodentët, t’i bartin të dhënat e hulumtimit tek koordinatori i hulumtimit, si dhe të informojnë të intervistuarit shkurtimisht në lidhje me PLVM në.
Para se të filloj hulumtimi në teren, REC u ka organizuar trajnim një ditor për hulumtuesit, të cilët janë përzgjedhur nga organizatat joqeveritare përgjegjëse për realizimin e hulumtimit në teren. Në këtë trajnim është shpjeguar përmbajtja e pyetësorit; mënyra e administrimit të pyetësorit; mënyra e intervistimit; shpërndarja e mostrës dhe rëndësia e respektimit të përpiktë të saj; konfidencialiteti dhe kodi etik gjatë intervistimit.